Të nderuar mësues, arsimtar, udheheqësi e shkollës. Më lejoni fillimisht t’ju uroj ditën tuaj të shenjtë, 7 Marsin, ditën e mësuesit. Misioni juaj është I shenjtë.Ju keni në supet tuaja, një peshë të rëndë, pasi krijoni dije për ardhmërinë tone, fëmijët tanë. Ju keni në dorë ardhmërinë, gjeneratat që do të vijnë e do të na zëvendësojnë ne. Ju jeni prindërit e dytë të fëmijëve tanë. Ne, i ruajmë me nostalgji mësimet dhe këshillat që na kanë dhënë mesuesit tanë të shtrejtë, që disa prej tyre i shoh edhe këtu midis jush sot. Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, Dita juaj, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona ku flitet dhe mësohet shqip. Mësimet dhe përpjekjet e mësuesve tone, u bëne udhërrëfyes për rrugën e shumë emrave të shkencës dhe dijes shqipe, që sot kanë bërë emër edhe në botë. Mësuesit shqiptarë, në çdo kohë e në çdo vend, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin njerez të emancipuar, idealistë, human dhe bujar. Me një fjalë ishin model se si duhet të jetë një njeri. Pavarësisht se mësuesit merijtojnë shumë më tepër në shoqërinë tonë, unë besoj thellë se ky profesion fisnik, do të jetë edhe më i cmuar në të ardhmen. Arsimi viteve të fundit ka pasur një rënie gjithandej, me pa të drejtë, e me të, edhe mësuesit e kanë përjetuar këtë padrejtësi. Ne jemi më se të bindur se e ardhmja do të jetë më ndryshe dhe mësuesit do të jenë prijësit e shoqërisë sonë. Urime edhe njëherë kjo ditë e juaja! Uroj të keni shëndët dhe suksese në misionin tuaj të mësimdhënësit!
Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës.