Quantcast
Channel: Komuna e Haraçinës
Viewing all 36 articles
Browse latest View live

Milikije Halimi – Unë jam krenare që gjaku I familjes sime të vajzërisë, krijoi dëshmorë të lirisë, që sot prehen në këto varreza në Haraçinë.

0
0

Në fjalimin e mbajtur të kryetarës së Komunës Milikije Halimi sot ajo tregoi se ne jemi këtu falë dëshmorëve të rënë që dhanë jetën e tyre dhe kontributin për vendin dhe gjithe popullin shqiptar.
Në muajin janar ishin Bardhosh e Jusuf Gervallla dhe Kadri Zeka ata të cilët i dhanë jetët e tyre për një të ardhme më të ndritshme por edhe pse nuk janë në mesin tonë ideali i tyre nuk u nëpërkëmb por,u materializua më shumë nga të rinjë dhe të reja që kerkuan me ngulim zgjedhjen shqiptare në ballkanin e trazuar.
Ajo tha se ndihet krenare që gjaku i familjes së vajzërisë krijoi dëshmorë të lirisë të cilët sot prehen në varreza të Haraçinës.
Ndërsa ajo perkujtoi edhe shokun e saj të klasës dëshmorin Muzafer Agushi me të cilin vijuan mësimet sëbashku në fshatin e Haraçinës ku aj dha edhe jetën e tij për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë kurse Milikije Halimi gëzon postin e saj si Kryetare e Komunes sonë.
Dëshmorët nuk janë vetëm të familjes që i ka lindur dhe rritur,
Dëshmorët nuk i takojnë vetëm fshatit nga i cili vijnë,
Dëshmorët i takojnë popullit shqiptar dhe ne jemi krenar per ta.
Dëshmorët duhet ti përkujtojmë jo vetëm me fjalime përkujtimore ,por me vepra që të kontribojmë për mirqenjen e populllit tonë ti nderojmë me të rinjë dhe të reja të shkolluara dhe të kemi një të ardhme më të mirë,vetëm kështu do të perkujtohen dhe idealizohen synimet e dëshmorëve të janarit.


Shpallje te Dokumentacionit per tenderimin e ndërtimin te objektit Administrativ per Komunën e Haraçinës

Milikije Halimi organizon mbledhje me kolektivin e shkollës në Haraçinë

0
0

Kryetarja e Komunës së Haraçinës znj.Milikije Halimi sot vizitoi shkollën e vjetër në Haraçinë ku zhvilloi një bisedë me kolektivin e kësaj shkolle .
Si nga ana e kolektivit të shkollës ashtu edhe nga Kryetarja u bisedua për një të ardhme më të mirë për mësimdhënsit ashtu edhe për nxënësit që të ketë kushte më të mira .
Znj.Milikije u premtoi se do tu mundësojë që së shpejti kushtet për mësimdhënie dhe higjenë e gjëra të tjera ti ofrojë shkollës që nxënësit dhe arsimtarët të ken një ambient dhe kushte normale për zhvillimin e mësimit.

 

Milikije Halimi fillon me aksionin për pastrimin e kanaleve në Komunën e Haraçinës

0
0

Aksion Pastrimi i të gjithë kanaleve që rrethojnë komunën e Haraçinës me iniciativë të Milikije Halimit.

Si dje ashtu edhe sot që në orët e hershme të mëngjesit Milikije Halimi dhe shërbimi komunal për Pastrim gjelbrim filluan aksion nëpër të gjithë komunën për pastrimin e kanalizimeve.

Milikije Halimi selam atyre që po na kritikojnë, do t’ja ndëgjoni zërin çiftelisë sonë, por në kohën e duhur, dhe jo kur të doni ju”.

0
0

Disa portale,që fatkeqësisht nuk kanë kapacitete të brendshme për të trajtu ndonje problematikë siç duhet dhe me kompetencë, na paskan marrë edhe neve në “analizë” amatoreske edhe atë paskan përmendë projektet kapitale që as nuk kanë idenë si financohen dhe realizohen. Buxheti milionësh për këto projekte kapitale ndahet nga buxheti i qeverisë qendrore, respektivisht ministrive përkatëse. Ndërsa ne kemi parashikuar mjete të nevojshme për mirëmbajtje të këtyre aktiviteteve.  Ne jemi nê komunikim të vazhdueshëm me zyrën e kryeministrit. Andaj, mos keni dert, kanalizimin, ujin e pijshëm dhe shumë projekte tjera, do t’i bëjmë gjatë mandatit tonë. Një portal që kërkon realizim të kanalizimit për 3 muaj, tregon se nuk ka idenë se çka është projekti, e aq më pak çfarë kohe është e nevojshme për koncepim dhe realizim të një projekti kapital, përfshi edhe financimin e tij. Ne,  ditë e natë jemi duke punuar për realizimin e projekteve, duke parashikuar edhe burimet e nevojshme financiare që do ta jetësojnë çdo projekt. Interesant është, se për dekada të tëra askush nuk e kishte dertin e Haraçinës. Askush nuk e “analizonte” pse me vite dhe dekada të tëra nuk ndodhte “çudia” në Haraçinë, dhe pse nuk investonte askush në asgjë!? E tani, kur e dijnë se ne do ta bëjmë realitet kanalizimin, ujin e pijshëm dhe gjithcka tjetër që e kemi thënë, kërkojnë që të ndodhë “çudia” për 3 muaj. Me një fjalë, ne  ju themi “kritikëve”, se ne po bëjmë punën tonë me shumë përgjegjësi, ndërsa “ju, do t’ja ndëgjoni zërin çiftelisë sonë, por në kohën e duhur, dhe jo kur të doni ju”.

Komuna e Haraçinës fillon me rregullimin e dritave rrugore

0
0

Komuna e Haraçinës sot ka ndërmarr aksion për t’i ndriçuar gjitha rrugët që deri më tani nuk kanë qenë të ndriçuara.

Sikur në të gjithë Komunat e R.Maqedonis ashtu edhe Komuna e Haraçinës fillonë me rregullimin e dritave rrugore, ku së shpejti të gjitha rrugët e Haraçinës,Orllancës dhe Grushinës do të ken ndriçim më të mirë pasi që të gjithë dritat po zëvendësohen me LED.
Haraçina e meriton të ndryshon.!
Qytetarët e Haraçinës e meritojnë një jetë më të mirë.!

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës.

Milikije Halimi ua mundëson familjeve të dëshmorëve legalizimin e objekteve afariste pa pages

0
0

Kryetarja e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi, nojfton qytetarët e Haraçinës për legalizimin e objekteve afariste ku zona 1 ka qenë 9€ kurse tani është 6€ .
Zona 2 ka qenë 6€ kurse tani është 3.5€ ,kurse për familjet e dëshmorëve Kryetatarja e Komunës u ka mundësuar lelgalizimin për objektet afariste pa pagesë.

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës

Ambasadori i mbretërisë Holandeze sot vizitoi Komunën e Haraçinës

0
0

Ambasadori i mbretërisë Holandeze në Shkup Wouter Plomp, sot vizitoi komunën tonë. Diskutuam mbi një seri çështjesh me interes për komunën dhe banorët tonë. Shtete te zhvilluara si Holanda, janë një motiv dhe model i mirë për të kuptuar rolin e vërtetë të qeverisjes lokale. Faleminderit Ambasador për dhuratën dhe fjalët e mira për ne.!

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës.


Ministresha e Arsimit Renata Deskoska sot e priti ne takim Kryetarën e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi

0
0

Arsimi është shtyllë e një shoqërie. Takim i frytshëm me Minsitreshën e Arsimit Renata Deskovska. Fëmijët tanë meritojnë shumë më tepër. Cështjet dhe devijimet në arsim që i trashëguam nga periudha e kaluar, janë të shumta dhe nuk mund të përmirëohen brenda nate. Maksimalisht jemi duke u përpjekur që shkollat tona t’i shndërrojmë në “shtëpi të dijes”, aty ku krijohen themelet e shoqërisë sonë.

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës

Komuna e Haraçinës intervenon me kohë për pastrimin e rrugëve nga Bora

0
0

Reshjet e borës të cilat kanë filluar sot dhe që janë duke vazhduar edhe gjatë natës së sotme shpresojmë që nuk do të paraqesin probleme të mëdha pasi që ne jemi gati,ku së shpejti do të jemi në teren për ti pastruar rrugët nga bora në Komunën e Haraçinës.

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës.

 

Të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme në Komunën e Haraçinës, në fshatin Orllancë dhe Grushinë

0
0

Të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme në Komunën e Haraçinës, në fshatin Orllancë dhe Grushinë.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gatishmëri përgjatë tërë natës dhe kanë intervenuar në të gjitha rrugët që ka pas nevojë.
Mbi të gjitha ju bëjm thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor,që të jeni të kujdesshëm dhe ta përshtatni shpejtësin e lëvizjes me kushtet dhe gjendjen e rrugëve në teren,që të kemi qarkullim të lirë dhe të sigurt.

Ambasadori Francez Kristian Timonie viziton Komunën e Haraçinës

0
0

Takim i ngrohtë me ambasadorin Francez në Shkup, z.Kristian Timonie. Rroli i komunitetit ndërkombëtar dhe shteteve perëndimore, është domethënës në përforcimin e demokracisë. Jemi mirenjohës për gatishmërinë e ambasadës për bashkëpunim në sferat e përbashkëta të ineteresit reciprok.

Milikije Halimi po kujdeset për renovimin e xhamis qëndrore në Haraçinë

0
0

Xhamia Qendrore e Haraçinës së shpejti do të ketë pamje tjetër, të freskët dhe më të bukur. Ka disa ditë që kanë filluar punimet për renovimin e kësaj xhamie në fshatin Haraçinë. Udhëheqësja e këtij aksioni, Kryetarja e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi, thotë se aktualisht po punohet në vendosjen e shkallëve të hutbës dhe qusis mbrenda xhamis.

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës.

Milikije Halimi ju ofron transport falas fëmijëve me aftësi të kufizuara

0
0

Komuna ka për obligim për ta siguruar ose për t’ju ofruar transportin shkollor. Mirëpo qe sa vite askush nuk është kujdesur për fëmijët me aftësi të kufizuara apo fëmijët normal.
Ky transport së shpejti do të ju ofrohet fëmijëve nga Kryetarja e Komunës së Haraçinës, nëse fëmijët me aftësi të kufizuara për shkak të kufizimeve e kanë të vështirë shkuarjen dhe ardhjen në shkollë.

MilikijeHalimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës.

Milikije Halimi – Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit

0
0

Të nderuar mësues, arsimtar, udheheqësi e shkollës. Më lejoni fillimisht t’ju uroj ditën tuaj të shenjtë, 7 Marsin, ditën e mësuesit. Misioni juaj është I shenjtë.Ju keni në supet tuaja, një peshë të rëndë, pasi krijoni dije për ardhmërinë tone, fëmijët tanë. Ju keni në dorë ardhmërinë, gjeneratat që do të vijnë e do të na zëvendësojnë ne. Ju jeni prindërit e dytë të fëmijëve tanë. Ne, i ruajmë me nostalgji mësimet dhe këshillat që na kanë dhënë mesuesit tanë të shtrejtë, që disa prej tyre i shoh edhe këtu midis jush sot.  Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, Dita juaj, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona ku flitet dhe mësohet shqip. Mësimet dhe përpjekjet e mësuesve tone, u bëne udhërrëfyes për rrugën e shumë emrave të shkencës dhe dijes shqipe, që sot kanë bërë emër edhe në botë. Mësuesit shqiptarë, në çdo kohë e në çdo vend, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin njerez të emancipuar, idealistë, human dhe bujar. Me një fjalë ishin model se si duhet të jetë një njeri.  Pavarësisht se mësuesit merijtojnë shumë më tepër në shoqërinë tonë, unë besoj thellë se ky profesion fisnik, do të jetë edhe më i cmuar në të ardhmen. Arsimi viteve të fundit ka pasur një rënie gjithandej, me pa të drejtë, e me të, edhe mësuesit e kanë përjetuar këtë padrejtësi.  Ne jemi më se të bindur se e ardhmja do të jetë më ndryshe dhe mësuesit do të jenë prijësit e shoqërisë sonë. Urime edhe njëherë kjo ditë e juaja! Uroj të keni shëndët dhe suksese në misionin tuaj të mësimdhënësit!

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës.


Milikije Halimi – Urime 8 Marsin, Ditën ndërkombëtare të nënave

0
0

Urime 8 marsin ditën ndërkombëtare të nënave.

Në këtë rast dua t’ju përshëndes dhe urojë të gjitha nënave dhe motrave shqiptare festën e 8 marsit, ju uroj fat e lumturi në jetë.
Ju uroj që në asnjë moment të mos ju nënshtroheni padrejtësive që do të hasni në jetë në të gjitha rrugët e jetës dhe gjithmon dalshi fitimtare në punë dhe në drejtësi.

Gezuar festën të gjithë nënave !

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës.

 

Viewing all 36 articles
Browse latest View live